VOKSHI COMMERCE është ndërmarrje tregtare dhe prodhuese, merret me prodhimin e gypave të plastikës dhe me shitjen e elementeve sanitare dhe materialeve për instalimet e ujit, kanalizimit, ngrohjes qendrore, ventilimit dhe klimatizimit.

VOKSHI COMMERCE është themeluar si ndërmarrje tregtare në vitin 1989, në Pejë, Republika e Kosovës. Në vitin 2003 kemi filluar të prodhojmë gypa nga HDPE, PP dhe PEX. Informata më të shumta në lidhje me prodhimet tona mund t’i gjeni në rubrikën Prodhimi.

Ne gjendemi me qendër në Pejë, me pikën e shitjes në magjistralen Fushë Kosovë - Prishtinë dhe përmes agjentëve tanë të cilët udhëtojnë në tërë Kosovën mallrat tona janë prezente në të gjitha anët e Kosovës.

Gjatë gjithë këtyre viteve ne kemi bashkëpunuar dhe kemi importuar mallra në Kosovë nga kompani të shumta evropiane. Në tregun e Kosovës VOKSHI COMMERCE njihet si ndërmarrje e dëshmuar për korrektësi dhe me mallra kualitative.